Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pati një replikë me deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë seancës plenare, ku komentoi edhe protestën qytetare, e cila ka hyrë në ditën e 51.

“Ka disa gjëra që shpjegohen me bostan, misra, grurë dhe disa përtej. Një pjesë e atyre janë në shesh edhe sepse ju dëgjojnë ju, sepse mendoni se mandatin ua kanë dhënë që të nxirrni nga goja çfarë të doni, të shkelni etikën dhe t’u jepni shembullin më të keq fëmijëve të Republikës të Shqipërisë”, deklaroi Peleshi.

Deklarata erdhi gjatë debatit me Korreshin, në një seancë të shoqëruar me përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës.