Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar. Gjithashtu Rama u ndal edhe te garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre.

“Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë për fëmijët me aftësi të veçanta është një punë e përditshme me të gjitha vështirësitë. Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja ishte bërë e pamjaftueshme përfshirë këtu mënyrën e jetesës. Janë 11 mijë fëmijë që do të përfitojnë. Kemi marrë edhe një masë tjetër për kujdestarët, sepse një nënë që kujdeset me një fëmijë me aftësi të veçanta nuk mund të punojë si të nënat e tjera, shteti t’i paguajë sigurimet shoqëroe dhe shëndetësore njësoj si të ishin në punë. Ne nuk jemi të pavëendshëm nga kërkesat që na vijnë nga grupet shoqërore. Sot kemi një sistem të grupeve shoqërore më funksional”, tha Rama.