Trunk Bay, në Ishujt e Virgjër Amerikanë (US Virgin Islands), është shpallur plazhi më i mirë në botë në renditjen më të fundit të publikuar nga Beach.com.
I njohur për rërën e bardhë, ujin e kristaltë dhe shtegun e veçantë për zhytje me maskë (snorkeling), Trunk Bay konsiderohet një nga destinacionet më mbresëlënëse për pushime në Karaibe.
Renditja është hartuar duke analizuar afro 100 mijë vlerësime të udhëtarëve, si edhe të dhëna për cilësinë e ujit, klimën, aksesueshmërinë dhe popullaritetin e plazheve, të mbështetura në burime si NASA dhe Bashkimi Evropian.










