Për herë të parë në historinë 96 vjeçare të Botërorëve në 8 më të mirat nuk është as Gjermania, as Italia dhe as Brazili. Këta të fundit u eliminuan në një përballje dramatike të 1/8-ve kundër Norvegjisë, që po rezulton surpriza e këtij Botërori. Në Neë Yersey dueli përfundoi 1-2 në favor të nordikëve, por fillimisht Brazili pati shansin e artë të realizonte, por penalltia e Guimares u prit nga portierin Nyland. Për të parë golin e parë u desh minuta e 79 kur Halaand i shpëtoi markimit të Gabriel dhe zhbllokoi me kokë.
Pa kaluar shumë nordiku i tmerrshëm realizoi një tjetër gol mjaft të bukur në hyrje të zonës, duke kapitulluar Brazilin edhe pse në minutat shtesë një penallti e Neymar shkurtoi diferencat, por koha e mbetur në dispozicion ishte shumë e pakët. Ky eliminim solli lot të se ‘seleçao’ dhe sidomos te Neymar, i cili njoftoi se ky ishte Botërori i fundit në moshën 34-vjeçare. Historia e tij mund të ngjajë me atë të një ‘princi’ që kurrë s’u bë mbret. Pas eliminimit Ancelotti u shpreh se ‘kjo humbje është fillimi i një kapitulli të suksesshëm’.










