Kryeministri Edi Rama ka folur për investimin në Zvërnec, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët.

Sipas Ramës, patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat e vendit.

Rama deklaroi se investime si në Zvërnec, rrisin ekonominë.

“Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, për të rrisësh të ardhurat. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me atë që është arritur sot. Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para. Ne na duhet të kemi infrastruktura mikpritjeje të një nmiveli tjetër. Gjithë farë lloj sharlatanësh, dështakësh që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar mllef të madh, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit, se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë. Ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi”, theksoi ai.