Presidenti i amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi në prag të Samitit të rëndësishëm të NATO-s që zhvillohet në Ankara sot dhe nesër. Trump udhëtoi drejt Turqisë me avionin e ri presidencial “Air Force One”, të dhuruar nga Katari, duke shënuar udhëtimin e parë ndërkombëtar të këtij mjeti në një vizitë zyrtare të presidentit amerikan.

Pas fluturimit nga Uashingtoni, Trump zbriti në Ankara, ku pritet nga Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. Më pas, lideri amerikan do të zhvillojë takime dypalëshe në kompleksin presidencial turk.