Ish ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar nga foltorja e Parlamentit lidhur dhe Sali Berisha janë përplasur këtë të enjte në sallën e Kuvendit teksa është shprehur se edhe përpara protestës edhe gjatë protestës ka folur për nevojën për vetëkorrigjimin e qeverisë deri te nevoja për të kaluar nga sistemi i personalizmit të pushtetit deri te sistemi i institucioneve, administratën dhe luftën ndaj korrupsionit.

Gjatë fjalës së saj Spiropali theksoi po ashtu se: ky është një moment historik që ndan një epokë nga një tjetër sa i takon demokratizimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Ajo shtoi se ka nevojë që ky sistem zgjedhor ka nevojë të ndryshojë për të rritur përfaqësimin.

Ish Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme nuk i kurseu as kritikat ndaj kreut të Partisë Demokratike teksa iu drejtua atij me një sfidë, nëse është gati që të ‘çlirojë opozitën’ dhe të hapë rrugë.

E ndërsa nga ana tjetër një mesazh ia ka drejtuar edhe Edi Ramës, kur duke fol për protestuesit, ajo tha se këta të fundit nuk duhet as të linçohen dhe të akuzohen, por se problemi duhet parë në ‘shtëpi’.

“Njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë dhe nuk ka as dehje ideologjike dhe as asgjë veçse nevojën e njerëzve për të shpalosur veten. Kam folur për institucione shtetërore që instrumenalizohen kundër njërit dhe tjetrit, me besimin e madh që kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë. Dhe unë po ju bëj pyetje, por ju e keni fuqinë? Po ti Sali e ke fuqinë ta hapësh rrugën dhe ta çlirosh opozitën tënde? Të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por të gjithëve. Asnjë nga sulmet e asnjë bedeli politik nuk më ndal dot te kjo, se nuk kam asgjë për të fshehur, asnjë njeri që përdor pushtetin se mendon se mund të dëmtojë politikisht, njerëzisht, familjarisht dikë, nuk do ia dalë sepse do hiqet si apendicit”, tha Spiropali.

Ajo theksoi po ashtu se protestuesit as duhet t’i akuzojmë e as t’i linçojmë