Juventusi rishikon objektivat në merkato. Emiliano “Dibu” Martinez dhe Dusan Vlahovic po largohen nga planet e bardhezinjve, ndërsa drejtuesit po fokusohen te alternativa të reja për portën dhe sulmin.

Për portën, negociatat me Aston Villën për Martinez janë ftohur për shkak të kërkesave të larta financiare, ndaj në krye të listës janë ngjitur Guglielmo Vicario i Tottenhamit dhe portieri i Freiburgut, Noah Atubolu.

Edhe çështja Vlahovic mbetet në vendnumëro. Nuk ka pasur kontakte të reja mes palëve dhe Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit serb vetëm një kontratë të re me kushte dhe pagë më të ulët.

Prioriteti në repartin ofensiv mbetet rikthimi i Randal Kolo Muanit, ndërsa si alternativë ndiqet Mateo Pellegrino i Parmës. Në mesfushë, bardhezinjtë synojnë Franck Kessie, por më parë duhet të realizojnë disa largime. Në listën e objektivave vazhdon të jetë edhe talenti brazilian André i Corinthians, për të cilin interes ka shfaqur edhe Fenerbahçe.