Vendimi ndryshon kursin e mëparshëm të Uashingtonit, i cili kishte mbajtur fondet për shkak të shqetësimeve të pambështetura me prova të ngritura nga sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, shkruan Reuters.
Gavi ndihmon vendet më të varfra të blejnë vaksina për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundje si fruthi dhe difteria.
Shtetet e Bashkuara kishin mbuluar rreth 13 për qind të financimit të organizatës, ndërsa ndërprerja e mbështetjes e kishte detyruar atë të ndërmerrte masa kursimi.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte sinjalizuar që në qershor se Uashingtoni duhej të riangazhohej me Gavi, duke përmendur shqetësimet e Kongresit dhe objektivat amerikane për shëndetin global.
Sipas njoftimit të ri, SHBA-ja pret të rikthehet edhe në bordin e Gavi-t.










