Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, shpreh solidaritetin tonë më të sinqertë me Gjermaninë dhe popullin gjerman. Nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen. Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona. Duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim.” shkroi Rama.

Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe u uroi shërim të plotë e të shpejtë të gjithë të plagosurve, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Shqipëria qëndron krah Gjermanisë.”