Spanja e mposhti me lehtësi Austrinë të enjten për të siguruar një vend në raundin e 1/8 Kupës së Botës (3-0). Një dygolësh nga Mikel Oyarzabal dhe një gol nga Pedro Porro ishin të mjaftueshëm për ta lënë ekipin austriak pa asnjë shans kundër djemve të Luis de la Fuentes.

‘La Roja’ fitoi me rezultatin 3-0 në Kaliforni teksa fillimisht realizoi Oyrazabal. Sulmuesi i Spanjës shfrytëzoi në maksimum asistin e Cucurrellas, ndërsa në vijim protagonistin do ta bënte Pedro Porro. Një tjetër astis i Cucurrellas për Oyrazabal, i cili më pas vulosi shifrat përfundimtare të takimit.

Ekipi spanjoll nuk kishte kaluar fazën eliminatore të Kupës së Botës që nga viti 2010 , kur ata ngritën trofeun e lakmuar në Soccer City në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

Portugalia me Cristiano Ronaldon në fushë ia doli të përmbyste sot 2-1 Kroacinë në ndeshjen e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Sistemi VAR luajti një rol kyç në ndeshje, duke anuluar një gol të Ronaldos dhe tre për Kroacinë, i fundit në minutën e 103-të kur skuadra e Zlatko Dalić po humbiste 2-1 dhe kishte nevojë për një barazim për të detyruar kohën shtesë.

Në turin e 1/8-ave do të kemi përballjen e vetme evropiane në këtë fazë, derbin iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, duel që do të luhet më datën 6 korrik në orën 21:00.