Një ndërhyrje e forcave “Shqiponja” u regjistrua mbrëmjen e djeshme në ambientet e “Tajvanit” në qendër të Tiranës.
Pamjet tregojnë efektivët e policisë duke hyrë në lokal dhe duke shoqëruar një person.
Video e marrë nga joq:
VoxNews ka mësuar identitetin e personit dhe bëhet fjalë për Anton Frrokun nga Lezha.
Emri i këtij të fundit u përmend nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Kuvend, duke zbuluar Frroku prej vitesh është në kërkim nga Policia pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”.
“Protestuesi e vërteta ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma. Është Anton Frroku që e thashë dhe në Kuvend”, tha Balla para gazetarëve.
Pas kërkesës së deputetit Balla, policia është organizuar dhe ka bërë të mundur ndalimin e protestuesit, Anton Frroku.
Ndërkohë vetë i arrestuar në një reagim, disa orë para arrestimit i ka kërkuar Ballës ta lërë të qetë, pasi ai nuk është në kërkim.
“O Tao më lër rehat, vidh ca dush ti ca pune ke me mua”, tha Frroku.










