Vahid Aberi, një 39-vjeçar nga Liverpuli me dyshtetësi britaniko-iraniane, është akuzuar për spiunazh në favor të Iranit nga një gjykatë në Londër. Ai akuzohet se ka ofruar ndihmë për shërbimin e inteligjencës së Iranit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Aberi dyshohet se ka kontaktuar persona në Iran me qëllim për të ndihmuar agjencitë e tyre të inteligjencës, por dështoi.
Më pas, ai i shkroi një letër konsullatës iraniane në Londër në vitin 2025, duke pyetur se si mund t’i ndihmonte “bashkatdhetarët e tij të dashur”, tha prokurorja Kristel Pous në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster.
Aberi u arrestua të mërkurën dhe doli para gjykatës sot, ku u la në paraburgim për t’u paraqitur më pas në Gjykatën Qendrore Penale të Anglisë dhe Uellsit më 21 gusht.










