Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka mbërritur në spitalin e Traumës, ku ka vizituar tre efektivët e policisë, ku dy prej të cilëve u plagosën nga hedhja e gurëve nga protestuesit sot jashtë ambienteve nga protestuesit.
Lamallari tha se ata janë në gjendje të stabilizuar, ndërsa deklaroi se ata që i kanë goditur me gurë janë identifikuar dhe se do të vihen para drejtësisë.
“Janë dëmtuar në kokë, dua të siguroj familjarët që gjendja është stabël. Kam mesazh për ata vandalë që guxuan të hedhin gurë drejt efektivëve, janë indentifikuar dhe do të shoqërohen dhe do të marrin përgjigjen më shembullore që parashikon ligji. Kjo nuk ka të bëjë fare me protestën, ky është akt kriminal”, tha ministri nga Trauma.










