Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Dracin në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Po ashtu, dyshohet se ngjarja lidhet me një krim në familje.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa priten më shumë detaje.










