Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka dhënë një vendim të paprecedentë dhe të ashpër pas incidenteve dhe sjelljes së pahijshme të shfaqur gjatë finales së Kupës së Botës.

Me një njoftim zyrtar, Komisioni Disiplinor ka goditur me “dorë të hekurt” Kombëtaren e Argjentinës, duke lëshuar pezullime të rënda për lojtarët, stafin, si dhe sanksione për vetë federatën.

Goditjen më të rëndë e ka marrë mesfushori Leandro Paredes, i cili është përjashtuar nga fushat e blerta për plot 10 ndeshje ndërkombëtare. Ndëshkimet vijnë si pasojë e një rishikimi të detajuar të veprimeve dhe tensioneve të krijuara pas bilbilit final.