Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi sot në 6 gusht një vizitë në Njësinë e Radioterapisë në QSUT, ku u njoh nga afër me historinë e 10-vjeçarit Arsi, i diagnostikuar me limfomë Hodgkin në stadin IV, i cili përfundoi me sukses fazën e radioterapisë së konsolidimit.

Trajtimi u realizua me akseleratorin e tretë linear, në funksion që prej muajit maj 2026, ndërsa së shpejti shërbimit do t’i shtohen edhe akseleratori i katërt linear dhe brakiterapia, duke rritur më tej kapacitetet e trajtimit onkologjik në vend.

Gjatë vizitës në Njësinë e Radioterapisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, vlerësoi punën e ekipeve multidisiplinare të përfshira në trajtimin e pacientëve onkologjikë dhe bashkëpunimin mes profesionistëve të shëndetësisë për ofrimin e një kujdesi të integruar dhe sipas standardeve bashkëkohore.
https://tvklan.al/arsi-10-vjecar-ia-doli-historia-e-suksesit-ne-spitalin-onkologjik