Ekipet teknike të Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) kanë ndërhyrë dhe riparuar në kohë rekord një defekt në tubacionin në zonën e TEG-ut në kryeqytet.
Tubacioni shërben për furnizimin me ujë të zonave të Daiasit dhe Lundrës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e ekipeve teknike ka bërë të mundur rikthimin e furnizimit dhe minimizimin e problematikës për banorët.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtues Politik për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga puna e ekipeve të UKT-së, duke vlerësuar angazhimin e tyre.
“Bravo çuna”, shkruan Balla, teksa ndan pamjet nga ndërhyrja në terren.
Reagimi i shpejtë i ekipeve të UKT-së vjen në kuadër të punës për garantimin e furnizimit me ujë dhe ndërhyrjen në kohë ndaj defekteve në rrjetin e ujësjellësit të kryeqytetit.










