Topi i golit të famshëm ‘Dora e Zotit’ dhe golit të shekullit të shënuar nga legjenda e futbollit Diego Armando Maradona në stadiumin Azteca të Meksikos në çerekfinalen e Botërorit 1986 ndaj Anglisë u shit në një ankand në Dallas.
Topi origjinal, autentiteti i të cilit u konfirmua përmes verifikimeve fotografike u shit në shtëpinë e ankandeve Heritage Auctions për 2.87 milionë euro(3.35 milionë dollarë) duke qëndruar nën vlerësimet e parashikuara përpara ankandit që flisnin për një shitje me të paktën 8.56 milionë euro(10 milionë dollarë).
Topi që prej 36 vitesh ishte në ruajtje nga arbitri tunizian Ali Bin Nasser përpara se të dorëzohej në Londër në 2022 për rreth 2.34 milionë euro nuk e kaloi rekordin absolut për vlerën e shitjes së një topi futbolli që mbahej nga ai Shohei Ohtani në sportin e bejzbollit(mbi 3.76 milionë euro), ndërkohë që rekordin e përgjithshëm të një objekti përkujtimor sportiv e mban uniforma e sportistit të bejzbollit i New York Yankees, Babe Ruth i vitit 1932 që është shitur për më shumë se 20.65 milionë euro. Po në vitin 2022, fanella e veshur nga Maradona në çerekfinalen e Botërorit 1986 me Anglinë, u shit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s për rreth 7.96 milionë euro.










