Albin Kurti i jep para Beogradit.
Vagonat e ndërmarrjes publike të transportit hekurudhor në Kosovë janë dërguar në Serbi për tu riparuar dhe janë rikthyer përsëri në vend.
Ministria e Ekonomisë ka paguar 423 mijë euro për rregullimin e tyre.
Në daljen e saj publike më 16 korrik të vitit 2026, ministrja e linjës Artane Rizvanolli foli për suksese në mirëmbajtjen e linjës hekurudhore por nuk tregoi vendin me të cilin po bashkëpunonin, edhe pse Serbia nuk ishte i vetmi opsion.
Për pyetjen se pse qeveria po bashkëpunon me Vuçiç, në kohën kur ajo publikisht shfaqet kritike ndaj bashkëpunimit ekonomik me Serbinë nuk ka një përgjigje.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Kurti është në dijeni të kontratës së nënshkruar në 2024 (SHFAQET KONTRATA), edhe pse në të kaluarën kjo ndërmarrje publike ka bashkëpunuar për riparime të tilla me Kroacinë.
Opozita e kritikon qeverinë sepse riparimet janw kryer pak më shumë se një vit pas sulmit në Banjskë, duke argumentuar se është kontradiktore që para publike të Kosovës të shkojnë për biznes në Serbi.
Lajmi u bë publik pas një komenti në facebook nga një puntor i Trainkos (ndërmarrja publike e hekurudhave), i cili publikisht shkruajti se vagonët po riparoheshin në Serbi.
Pas këti akti punonjësi Asdren Ademi u shkarkua nga puna, sipas tij padrejtësisht.
Edhe për këtë ndërmarrja publike nuk ka dhënë një sqarim.
Mesa duket kryeministri në detyrë ka tjetër qëndrim publik për Serbinë dhe tjetër standard në raportet ekonomike me ta.










