Një grup ish-yjesh të futbollit ndërkombëtar ka dalë kundër drejtimit aktual të FIFA-s, duke kërkuar ndryshime të mëdha në qeverisjen e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Në mesin e emrave që kanë firmosur deklaratën e përbashkët janë ish-futbollisti i Arsenalit, Robert Pires, ish-lojtari i Interit, Juan Sebastian Veron, si dhe ish-mbrojtësi i Interit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit, Mikael Silvestre.

Deklarata, e bërë publike nga Silvestre, kritikon mënyrën se si FIFA është drejtuar vitet e fundit nën presidencën e Gianni Infantinos, duke pretenduar se vendimet strategjike kanë larguar institucionin nga vlerat bazë të futbollit dhe nga tifozët.