Për Gabriel Kullën, e diela ishte një ditë e veçantë. Talenti i Shqipërisë u aktivizua në pjesën e dytë në humbjen e Sassuolos në transfertë përballë Atalantës, sfidë e përfunduar me rezultatin 2-1 për javën e parë të kampionatit në Serie A.
18-vjeçari u fut në fushën e lojës në minutën e 88-të pasi i mori vendin Kieron Bowien. Kaq minuta kanë mjaftuar që Kulla të ngjisë edhe shkallët e vlerësimit, pasi “Transfermarkt” me përditësimin e fundit e “peshon” kartonin e tij në 1,40 milionë euro.
Gabriel Kulla konsiderohet lojtar premtues për Kombëtaren, ku me moshat U-19 është aktivizuar në 10 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.










