Sipas bilancit për periudhën 27 korrik – 2 gusht 2026, nga Policia e Elbasanit janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të gjitha të lidhura me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Nga këta drejtues, 3 janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve janë vendosur gjithsej 1.787 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Numrin më të lartë e zënë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 1.000 gjoba, të ndjekura nga 301 masa për parakalime të gabuara.










