Kryeministri Edi Rama ka publikuar thirrjen e hapur të Agjencisë për Media dhe Informim për krijimin e “Rrjetit MIA”, një nismë që synon të afrojë profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Në postimin e tij, Rama e prezanton nismën si një nga mundësitë që hapen në kuadër të ndryshimeve për mandatin e katërt, duke u bërë thirrje të interesuarve të aplikojnë.

“RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR”, shkruan Rama, duke theksuar se nisma ofron dy mundësi: “Puno me ne” dhe “Bashkëpuno me ne”.

Në kuadër të mundësisë së parë, kandidatët mund të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore. Ndërsa përmes mundësisë së dytë, të interesuarit mund të propozojnë një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për përmirësimin e mënyrës se si institucionet komunikojnë me qytetarët.

“Në kuadrin e ndryshimeve për Kthesën e Mandatit të Katërt, do të hapen dyer të reja për ata që duan të shërbejnë në sektorin publik.

Ky është njëri nga rastet dhe postohet këtu për t’u parë nga sa më shumë të interesuar:

????RRJETI MIA – THIRRJE E HAPUR

Për profesionistë, të rinj, ekspertë dhe krijues që duan të kontribuojnë në komunikimin publik.

Agjencia për Media dhe Informim hap:

Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

✅Sill një ide, projekt apo zgjidhje konkrete për të përmirësuar mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Kërkojmë ide dhe aftësi në komunikim, media????, rrjete sociale????, teknologji????, inteligjencë artificiale????, video????, dizajn, të dhëna dhe formate të reja komunikimi.

Informacion i plotë: https://mia.gov.al/rrjeti-mia-nje-thirrje-e-hapur-per…/

???? Apliko në: [email protected]

???? Dërgo edhe një video deri në 60 sekonda ku prezanton idenë tënde.

Nuk duam të dimë vetëm çfarë ke bërë deri sot.”