Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka folur për garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me anë të teknologjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Lamallari thekson se rritja e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë shoqërohet edhe me shtim të qarkullimit të mjeteve, duke rritur përgjegjësinë për garantimin e sigurisë në rrugë.

Sipas tij, këto teknologji ndihmojnë në identifikimin e shpejtësisë, shkeljeve dhe sjelljeve që rrezikojnë qytetarët.

Mesazhi i plotë:

Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia.

Me rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë nga viti në vit, rritet dhe qarkullimi i mjeteve dhe përgjegjësia jonë për garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Radarët, dronët dhe makinat inteligjente janë një sy i pagabueshëm dhe i përhershëm mbi trafikun, duke identifikuar shpejtësinë, shkeljet dhe sjelljet që vënë në rrezik qytetarët.

Me zbatimin e projektit #SmartCity do të bëjmë një kapërcim epokal për sigurinë rrugore dhe atë publike në tërësi në Shqipëri.