Janë publikuar mesazhe nga telefoni zyrtar i ish-këshilltarit shëndetësor amerikan Anthony Fauci, ku ai dhe zyrtarë të tjerë diskutonin në janar 2021 rreth rreziqeve të mundshme të vaksinimit kundër COVID-19 te gratë shtatzëna.

Senatorët republikanë Ron Johnson dhe Rand Paul publikuan 11 mesazhe nga telefoni i Faucit, i cili sipas tyre përmban më shumë se 34 mijë mesazhe.

Në një prej mesazheve, Fauci përmend mundësinë teorike që reagimi imunitar pas dozës së dytë të vaksinës të lidhej me abortin në tremujorin e parë.

Në atë periudhë, të dhënat për vaksinimin e grave shtatzëna ishin ende të kufizuara. Më vonë, autoritetet shëndetësore amerikane arritën në përfundimin se vaksinimi gjatë shtatzënisë ishte i sigurt dhe rekomanduan vaksinimin.

Johnson dhe Paul kanë deklaruar se do të publikojnë edhe materiale të tjera nga telefoni i Faucit, pasi të përfundojë shqyrtimi i tyre./GAZETATEMA