Meta, gjiganti i rrjeteve sociale, ka arritur një marrëveshje historike jashtëgjyqësore me shtetet amerikane për t’i dhënë fund një çështjeje ligjore që lidhet me sigurinë e të miturve në Facebook dhe Instagram.
Marrëveshja synon të zgjidhë akuzat ndaj kompanisë së Mark Zuckerberg se platformat e saj krijojnë varësi te të rinjtë.
Kompania teknologjike do të paguajë deri në rreth 18 miliardë dollarë, nga të cilat 2,2 miliardë dollarë vetëm për Kaliforninë, si dhe do të duhet të vendosë rregulla të reja për përdoruesit adoleshentë. Pagesat do të shpërndahen përgjatë një periudhe 10-vjeçare.










