Rriten gjithnjë e më shumë tensionet te Atletico Madrid në lidhje me situatën e Julian Alvarez. Pas ndeshjes me Villarrealin e barazuar 2-2, skuadra madrilene u kthye në stërvitje, por në seancën e radhës mungoi sulmuesi argjentinas pasi gjatë natës pati shqetësime.

Një situatë kjo që përvec gjendjes jo perfekte shëndetësore, por ndoshta më shumë me merkaton e transferimeve. Prej javësh Julian Alvarez ka bërë të ditur dëshirën për t’u larguar te Barcelona, por Los Colchoneros kanë ngrirut një mur të pakalueshëm në këtë pikë, me drejtuesit e këtij klubi që preferojnë ta transferojnë atë te Arsenali, por Alvarez deri në këtë moment as e çon në mendje të kthehet në Angli dhe vazhdontë presë katalanasit.

Këtë të mërkurë, Atletico Madrid bëri një reagim të fortë përmes një komunikatë që ia dërgoi të përditshmes spanjolle Marca.