Është arrestuar këtë të mërkurë, 26 gusht, i shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi. Sipas informacioneve paraprake mësohet se Agasi është arrestuar në Plepa të Durrësit nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë.
Agasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si i dyshuar në krye të një grupi kriminal, i cili përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në institucionin e AKSHI-t.
Për këtë çështje, në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndodhen drejtuesja e këtij institucioni dhe zëvendësja e saj.










