E ardhmja e Rafael Leaos prej javësh është në qendër të vëmendjes. Sulmuesi portugez është drejt largimit nga Milani me kuqezinjtë që kanë vendosur të ulin çmimin e kartonit të tij për të lehtësuar gjerat dhe sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, ai që peshon në këtë vendim është pozicioni i trajnerit Ruben Amorim.

Ky i fundit duket se e konsideron ish futbollistin e Lille si një faktor negativiteti në skuadër, një aspekt vendimtar ky përve disa papërputhshmërive tekniko-taktike.

Por reagimi i portugezit ishte i menjëehershem dhe ai erdhi përmës një postimi në rrjetet sociale. Duke iu përgjigjur një postimi në X të një portali të njohur të merkatos së transferimeve, Rafael Leao shkroi: ‘Ndoshta je ti, sepse po gënjen’.