Ylli Pata

Ngjarja e ndodhur këtë të hënë në Italinë verilindore, përkatësisht zonën më të zhvilluar, ka mbushur mediat atje dhe është kthyer menjëherë në një debat politik.

Një 22 vjeçar, udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në aeroportin Canaco të Treviso-s, me prindërit e tij, në bordin e një udhëtimi low cost.

Ai, së bashku me familjen kishte si destinacion qytetin e Pordenones në rajonin e Friulli Venezia Gulia-s, ku jetojnë prej vitesh xhaxhallarët e tij. Me të mbërritur në aeroport, 22 vjeçari është arrestuar në vend e më pas pas disa orësh është riathdhesuar pako postare në Rinas ku i është dorëzuar policisë shqiptare.

Ka mjaft mister mbi këtë ngjarje, duke nisur nga të dhënat e identitetit të 22 vjeçarit, por për të cilin u bë shumë bujë në Itali, sa ka folur edhe vete ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.

Ministri Italian ka deklaruar se forcat e rendit kanë zbuluar një plan të rrezikshëm për të kryer një attentat terrorist në një nga qendrat tregtare më të mëdha të verilindjes së Italisë.

Personazhi që u riatdhesua në Itali, konsiderohet si pjesë e një bërthame të rrezikshme terroriste, i radikalizuar prej kohësh. Autoritetet italiane thonë se 22 vjeçari kishte porositur online, pasi kishte hapur edhe një llogari bankare në Itali, materiale që shërbejnë për ndërtimin e një bombe artizanale.

Ky personazh mbahej prej kohësh nën vëzhgim nga shërbimet sekrete italiane, të cilët kishin kapur katër elementë të frikshëm që rritën alarmin mbi qytetarin shqiptar. i cili nuk është hera e parë që viziton Italinë, pasi shkonte shpesh dhe qëndronte për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për një individ që dëshminë e penalitetit e ka të pandotur, asnjë krim të regjistruar në të shkuarën.

Por pasi ka rënë në vëzhgimin e disa shërbimeve inteligjente, duket përveç atij Italian e shqiptar, edhe të vendeve të tjera partnere, është zbuluar një marrëdhënie e tij onlinë me mjedise radikale dhe ekstremiste islamike.

Frekuentonte komunitete online virtuale ku nxitet urrejtja ndaj Perëndimit, besimeve të tjera fetare e sidomos ndaj kulturës laike.

Sipas autoriteteve italiane, katër ishin këmbana e alarmit që kanë sjellë reagimin e fortë: Betimi i 22 vjeçarit për besnikëri ndaj organizatave të konsideruara si rrjete të ISIS, hapja e një llogarie bankare në Itali, pa pasur ndonjë nevojë për biznes apo punë, si dhe kërkimi për të blerë materiale që përdoren për të ndërtuar një bombë artizanale.

I ndaluar në aeroportit e Canova-s, ai është mbajtur një natë atje, më pas është riathdhesuar menjëherë në Shqipëri. Mos mbajtja, përkatësisht mos arrestimi nga autoritetet italiane, jep të tregojë këto autoritete kanë përdorur një procedurë administrative urgjente si riatdhesimi, pa hyrë në ndjekjen penale, që është kosto kohore, jep kokëçarje në diskutimet mediatike, e në fund ka kosto edhe për shtetin.