Në portin e Vlorës vijon fluksi edhe gjatë javës. Sot kanë mbërritur 750 udhëtarë nga Brindisi, ndërsa gjatë fundjavës erdhen mbi 3500 udhëtarë. Drejtori i Portit të Vlorës, Valdet Bello tha se përpos emigrantëve ka dhe shumë turistë italianë.

“Janë diku te 3500 pasagjerë këtë fundjavë që ka kaluar dhe 1000 mjete, pika më e lartë. Shpresojmë që ky trend të jetë edhe këtë fundjavë. Është rritur numri i turistëve italianë. Sot kemi 750 pasagjerë dhe 210 mjete”, tha Bello.