Donald dhe Melania Trump të martuar tashmë prej më shumë se dy dekadash kanë folur për marrëdhënien e tyre si çift duke zbuluar kështu zakonet që nuk pëleqejnë të njëri-tjetri.
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi në Las Vegas këtë javë zbuloi se Melania nuk pëlqente ta shihte atë të vallëzojë dhe të imitojë të tjerët në skenë. Sipas saj kjo sjellje nuk është “presidenciale”.
Teksa foli për filmin e bashkëshortes së tij, “Melania: Twenty Days to History”, duke e cilësuar atë si “filmin më të mirë të vitit” ai theksoi se asaj i pengon momenti kur imiton peshëngritësit apo sportistët transgjinorë.
“Ajo e urren kur imitoj burrat në sportet e grave”, tha Trump para të pranishmëve, përpara se ta përsëriste imitimin në skenë, duke ngritur duart dhe duke bërë mimika.
‘Të gjithë duan që unë të vallëzoj’”, tregoi ai duke shtuar se vazhdimisht përpiqet t’i shpjegojë se publiku pikërisht këtë dëshiron të shohë.
Vallëzimi i Trump u bë i famshëm në vitin 2020 vallëzim me këngën “YMCA” të grupit Village People. Përdorimi i këngës shkaktoi edhe probleme pasi Victor Ëillis, këngëtari i Village People, kishte deklaruar publikisht se nuk e mbështeste Trumpin dhe se nga kampi i tij politik ishte kërkuar që të ndalonte përdorimin e muzikës së grupit në tubimet politike.
Sipas Trump kjo mund të mos ishte presidenciale por arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë të madhe votash edhe pse është bërë pjesë e vallëzimit të tij karakteristik, të cilin ai e ka bërë pjesë të shumë tubimeve dhe paraqitjeve publike.










