Luka Modric, legjenda e futbollit botëror pranon se e ka pasur gjithnjë mendjen te Milani edhe gjatë botërorit 2026. Një deklaratë dashurie kjo që u bë në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi.

Gjithnjë isha në kontakt me drejtuesit e Milanit-tregon Modric-edhe pse isha në Botëror, mendjen e kisha gjithnjë atje. Mund të kisha rinovuar për një vit në çdo moment të sezonit, edhe në dhjetor, por në fillim doja të dëgjoja trupin tim, të kuptoja se si do të ndihesha, sa uri kisha dhe sa pasion kisha për të luajtur akoma. Milani tregoi se sa shumë ishte i lidhur me mua dhe me faktin që unë të isha pjesë e këtij projekti të ri; ishte ajo për të cilën kisha nevojë, ajo që doja të dëgjoja. Fola me familjen time dhe vendosa të qëndroj. Çdo futbollist ka nevojë për besimin dhe dashurinë e klubit, tifozëve, shokëve të skuadrës, të punojë në skuadër’.

Luka Modric më pas nënvizoi objektivin dhe misionin e tij te Milani.