Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktorin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Çun Lajçi. Artisti ndodhet prej disa ditësh në kryeqytet për të promovuar librin e tij të fundit. Jam shumë i lumtur që kemi pas bujtës në Tiranë, Çun Lajçin e madh, jo vetëm të dyqind roleve, por edhe të dyqind frymëzimeve e dyqind energjive. Sikur të gjithë ne të kishim një minimum të kësaj energjie, të këtyre roleve në shoqëri, do ishte një bekim i madh, tha Veliaj. Duke e përgëzuar për veprën, por dhe për kontributin e dhënë si artist dhe shkrimtar, kryebashkiaku e vlerësoi Lajçin si një vlerë të paçmuar për shoqërinë shqiptare. Jemi të nderuar për gjithë veprën tënde, për shërbimin që i bën shoqërisë tonë, u shpreh ai. Nga ana e tij, artisti Çun Lajçi u shpreh i nderuar për mikpritjen e kryebashkiakut. Të falënderoj shumë për burrërinë, për ftesën, që more një shitës librash dhe e solle në zyrë, pavarësisht roleve, pavarësisht viteve. Gjithçka ndërtohet në paqe mbi librin dhe mbi dijen, kësaj s’guxojmë t’i ikim, se po ikëm nga dija, nga libri, nga mendimet e të kaluarve tanë, me vetëdije i kemi prerë rrënjët tona. Prandaj, të falënderoj që më more prej librave dhe më prure këtu, duke më dhuruar Sahatin e Tiranës, që do ta mbaj kujtim gjithë jetën, u shpreh Lajçi. Kryetari Veliaj i dhuroi simbolikisht, në shenjë mirënjohjeje artistit të nderuar, ‘Kullën e Sahatit’ të Tiranës.
Veliaj i dhuron ‘Kullën e Sahatit’ aktorit e shkrimtarit Çun Lajçi
Ish-gruaja e Shpatit ndan mesazhin prekës: Sa do doja të kisha në dorë edhe...
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit ka bërë një dedikim prekës me anë të një postimi në Instagram.
Selvije Jao tregon një biletë që...
Ndikimi në listë, Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun
Sulmuesi legjendar i Kamerunit, Samuel Eto, bëri një veprim krejtësisht të pabesueshëm përpara Kupës së Kombeve të Afrikës, ku do të luajë edhe kombëtarja...
Pesë vite nën një çati! Mirënjohja e një jete për tezen heroinë
Për pesë vite, Armandi dhe familja e tij jetuan në shtëpinë e teze Shahes që nuk i lejoi kurrsesi të paguanin qira diku tjetër....
Ka frikë të zemërojë Trump, si Netanyahu po lobon ‘fshehurazi’ kundër shitjes së F-35...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ndërmerr përpjekje diskrete për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara drejt Turqisë dhe Arabia...
VIDEO/ Poezia e kaosit urban: Të krijosh mes konfuzionit dhe ndryshimit të vazhdueshëm
Tirana është një qytet që nuk më pret të kuptohet. Gjithçka mbivendoset me ngut: debatet, kujtimet, ritmet e reja dhe simbolet e progresit që...
Hëna e Re e 20 dhjetorit! Për këto 3 shenja të horoskopit do të...
Hëna e Re në shenjën e Shigjetarit, më 20 dhjetor, sjell një energji të fortë transformuese, e cila vepron si një busull e brendshme...
Presidenti Bajram Begaj dënon me forcë sulmin terrorist në Australi
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Sydney-n në Australi gjatë festimeve të Hanukkah, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas mediave të huaja, të...
Artan Fuga ironizon PD-në për “gabimin” me firmat e Avokatit të Popullit: Historia e...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj debatit politik të ditëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe deklaratën...
Adriatik Doçi: Poshtërsia e shtatfishtë e Berishës me Avokatin e Popullit, një pazar i...
Zhurma dhe sherrnaja politike për çështjen e Avokatit të Popullit është një pazar i shkuar keq (huq) i Sali Berishës për rrethana dhe zhvillime...
Deschamps flet hapur: Do të largohem nga Kombëtarja pas kampionatit Botërorë, por jo për...
Gjatë Asamblesë Federale të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Didier Deschamps konfirmoi se do të largohet nga stoli i kombëtares franceze pas Botërorit 2026,...




















