Luis Suarez beson se Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona, nëse klubi sjell një bord të ri në drejtim, i cili do të përfshinte zëvendësimin e presidentit actual, Josep Maria Bartomeu. Messi gati u largua nga katalanasit kësaj vere, duke thënë se donte të aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij, para se të ndryshonte vendim; të qëndronte për të shmangur një luftë të mundshme ligjore kundër klubit të zemrës. 33-vjeçari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit aktual, është ende larg raportit normal me bordin aktual të klubit, duke thënë se Bartomeu & Co kanë dështuar të ndërtojnë një ekip fitues rreth tij për disa kohë. E vërteta është se nuk ka pasur asnjë projekt për një kohë të gjatë. Drejtuesit mashtrojnë dhe mbulojnë vrimat, ndërsa gjërat kalojnë, – tha Messi. Zemërimi i argjentinasit ishte pjesë e arsyes që një votim mosbesimi të iniciohet kundër Bartomeu, i cili mund të detyrohet të largohet nga pozicioni i tij. Suarez, i cili u largua nga Barcelona muajin e kaluar dhe u bashkua me Atletico Madrid, tha se fliste shpesh me mikun e tij të mirë mbi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona. Në respekt të marrëdhënies që kam me Leon, nuk do të them atë për të cilën kemi biseduar në ato kohë, por ai jetoi një situatë të vështirë dhe të komplikuar, – tha Suarez për ESPN. – Ai donte të largohej dhe klubi nuk e lejoi. Unë u përpoqa ta mbështesja, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja pak. Suarez beson se një pjesë e arsyes pse Barça dëshironte ta largonte atë lidhej me shkak se ishte rritur shumë afër Messit: Unë mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta i shqetësonte fakti se kam një marrëdhënie të mirë me Leon. Ndoshta ata donin që Leo të mos rrinte me mua aq shumë. Uruguajani shtoi se nuk beson se dëshira e Messit për të lënë Barcelonën kishte ndonjë lidhje me trajtimin e klubit ndaj tij, megjithëse argjentinasi e ka goditur sjelljen e Barçës ndaj sulmuesit: Që Messi donte të largohej nga Barcelona nuk ishte një gjest mbështetjeje ndaj meje. Ata duhej ta kishin respektuar vendimin e tij për t’u larguar. Suarez shtoi se do të respektojë çfarëdo vendimi të Messit pas sezonit aktual, por beson se: Nëse ndodhin ndryshime në krye të klubit, Leo do të jetë më i prirur të qëndrojë në Camp Nou. Mund të ketë mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ndihet rehat, përsëri i lumtur dhe një bord tjetër drejtues merr frenat e Barcelonës, ai do të dëshirojë të vazhdojë aty. Si mik, unë do të jem i lumtur nëse bën mirë atje. Edhe nëse do të duhet të shkojë në një klub tjetër, unë do të jem sërish i lumtur.
Suarez tregon formulën: Ja si Messi mund të rinovojë me Barcelonën
VIDEO/ Plas grushti në studio, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajt. Ndërhyn Blendi Fevziu
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që...
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër mbështetjes së krerëve të UÇK-së
Vetëm një deputet votoi kundër rezolutës së Kuvendit të Kosovës në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kundër dokumentit u...
Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist, ka folur për “Real Story” pezullimin e ministres Belinda Balluku dhe funksionimin e Reformës në Drejtësi.
Ai theksoi...
Tensionet në Kuvend, analisti: Sa herë flet Berisha, lindin probleme! Protestat nuk i shërbejnë...
Seanca parlamentare sot është shoqëruar me tensione, akuza dhe përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Në sallë nuk kanë munguar, debatet, replikat, ironitë...
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i pranishëm në “Real Story” deklaroi se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në Kodin e Procedurës...
Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë këtë të enjte në workshop-in konsultativ të zhvilluar me rezidentët e “Durana Tech Park” dhe...
Deklarata e fortë e Prokurores së Përgjithshme të SHBA: Epstein një përbindësh, Maxwell të...
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, mbrojti mënyrën se si Departamenti i drejtësisë i ka trajtuar dosjet e Epstein dhe u përball me...
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së
Mbrëmjen e kësaj të enjte po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e Kosovës, ku në rend të ditës janë tri pika për t’u...
Mero Baze: Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme
Sot para Kuvendit ishin bërë bashkë dy grupe protestuesish, përfaqësues të banorëve të Durrësit që u prishen shtëpitë nga projekti i rikapitalizimit të qendrës...
Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026
Dashi
Gjatë kësaj dite do të jeni të karikuar me energji. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë, ndërsa tensionet do të bien. Mbani parasysh se...




















