Ekonomia shqiptare do të rritet vetëm me 2.4% përgjatë këtij viti. Janë këto projeksionet e agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizës, The Economist Intelligence Unit, sipas të cilës ekonomia edhe pse është kthyer në nivelet e para pandemisë, në 2023 do të ngadalësohet ndjeshëm. Efektet në ekonomi thuhet në raport do të përcillen me inflacion të lartë, pra përshpejtim të rritjes së çmimeve dhe dobësim të kërkesës nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë në Europë. Ndërsa për vitin 2024 parashikimet janë më optimiste dhe flasin për një zgjerim të ekonomisë me 3.2%. Instituti britanik të kërkimeve nënvizon si një ndër problemet më shqetësuese emigracionin masiv dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar që mund të pengojë në afat të gjatë perspektivën dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ndër të tjera raporti thekson se qeveria po përballet me sfida fiskale, veçanërisht në drejtim të të ardhurave tatimore të ulëta. Në këtë kuadër, rekomandon një reformim të thellë të sistemit të ashtuquajtur sipas tij kompleks dhe të fragmentarizuar të taksave. Ekspertët e njësisë inteligjente në “The Economist” vlerësojnë si problematike edhe nivelin e lartë të informalitetit në vend, duke theksuar se sektori i madh informal do të dobësojë kërkesën e brendshme, nxitësi kryesor i rritjes në vitet e fundit. Megjithëse pret që ekonomia të rimëkëmbet gradualisht, skenari i The Economist është më optimist se ai i bërë nga organizmat ndërkombëtar FMN me një vlerësim prej 2% rritje të PBB dhe Banka Botërore në rishikimin e fundit të saj parashikon një zgjerim të ekonomisë këtë vit me vetëm 2.2%.
Home Lajme Aktualitet Në 2024 ekonomia shumë më optimiste/ Për Shqipërinë parashikohet një rritje ekonomike...
Në 2024 ekonomia shumë më optimiste/ Për Shqipërinë parashikohet një rritje ekonomike mbi 3.2 %
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Pak ditë pasi Enzo Maresca “shpërtheu” ndaj drejtuesve të Chelsea, duke konfirmuar se mes tyre ka jo pak tension, nga Anglia mediat bëjnë publike...
Greqi: I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, rrëzohet nga kati i katërt!
Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, ku si...
Zbardhen detaje nga diskutimet me dyer të mbyllura, PS: Qëndrimin tonë do ta japim...
Detaje të reja zbardhen nga mbledhja me dyer të mbyllura për gati 5 orë sot e Këshillit të Mandateve.Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu...
Këshilli i Mandateve për Ballukun/ PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja...
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet në 22 dhjetor.
Nga ana...
A do angazhohet Altin Dumani në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale
Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri.
Bazuar në atë që thuhet në komunikimin...
SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin
Nga Dritan Hila
Thuhet se në përgjimet që ka SPAK, ka komunikime të zv/kryeministres dhe rrjedhimisht kryeministrit.
Ky është një skandal i pashembullt. Abstragojmë se kush...
PS-PD dakordësi që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve! SPAK: Edhe avokati i...
PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e...
“Një pjesë e policisë nuk e do projektin/ Rama për kamerat inteligjente: Nuk do...
Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente.
Në fjalën e tij...
Rikthehet “Tik Tok” në Shqipëri, Rama për “Politico”: S’do ta zgjasim ndalimin 1-vjeçar!
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin 1-vjeçar të rrjetit social TikTok.
Në një intervistë për Politico, kreu i qeverisë bëri...
PAMJET/ Çfarë po ndodh në Këshillin e Mandateve, vendoset FATI i Ballukut!
Prej orës 10:30 vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për t’i hequr imunitetin deputetes Belinda Balluku,...




















