“Sipërmarrja shqiptare që është edhe fuqia që shtyrë përpara ekonominë e vendit. Por, sot është të luash me zjarrin që të mos paguash punonjësit në mënyrë dinjitoze. Sot është të luash me zjarrin që të bësh sikur s’kupton, sepse kemi hyrë në një kohë konkurrence kur bëhet fjalë për burimet njerëzore sepse Evropa po plaket, dhe duke qenë se nuk i siguron dot punonjësit nga brenda i kërkon ata nga jashtë. Sot kemi hyrë në një fazë tjetër zhvillimi i cili është i mbështetur tek turizmi, por duhet garantuar forca e punës. Dhe për tu arritur kjo, forcat e punës duhen trajtuar me respekt. Bizneset vazhdojnë gënjejnë mendjen se duke pasur 54% të punonjësve me pagë minimale do ti mbijetojnë kësaj kohe. Këto kompani në këtë sektor dhe çdo sektor po sillen me burimin e të ardhurave të tyre, si ai që tha “më ngordhi gomari kur e mësova të mos hante”. Të mos sillen kështu me pjellën e tyre sepse do të humbasin me shpejtësi para syve atë që është në fund të fundit oksigjeni pa të cilin ato nuk mund të jetojnë, krahun e punës. Nuk të vjen më njeri me pagë minimale siç ka qenë deri më tani. Ju të gjithë keni gjyshër dhe gjyshe dhe jam i bindur se të gjithë mund të mendoni çfarë bën ky për gjyshen e gjyshin tim që kanë pensione që nuk janë të mjaftueshëm. Ne me pensionet bëjmë atë që na jepni mundësi ju të bëjmë. Nëse te pagat është qeveria e buxheti i shtetit, nëse te pagat tuaja është qeveria juaj këtu, sepse te pagat që merrni ju e kemi ulur maksimalisht taksën. Pensionet jepen nga shuma e kontributeve që mblidhen, ju sot paguani sigurime shoqëror që gjyshërit të marrin pensionin. Ky është dallimi dhe nuk mundet që të pranojmë që sipërmarrësit të bëjnë lodra punonjësit. Thelbi është që vetë ata dhe e ardhmja është e rrezikuar sot nga kjo qasje ndaj punonjësve. Ajo që paguhet në të zezë duhet të dalë në të bardhë. Nuk mund ti japim ne leje ndërtimi kompanive që ndërtojnë pallate me punonjës që nuk marrin pagë dinjitoze. Shqiptarët që shfrytëzojnë shqiptarët, për turpin e dheut e për të keqen e tyre. Kjo paga këtu, paga juaj mesatare që do të shkojë në vazhdim afro 85 mijë lekë është jo shumë larg pagës që merr një kamarier apo një punonjës si ju në Gjermani.”- u shpreh kryeministri.
Home Lajme Aktualitet Rama vijon takimet informuese për rritjen e pagës minimale: Mesatarja do të...
Rama vijon takimet informuese për rritjen e pagës minimale: Mesatarja do të shkojë deri në 85 mijë, punonjësit s’janë lodra e sipërmarrësve
Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet...
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” nga Alba Alishani në RTSH 1, u shpreh se rikandidimi i Sali Berisha e...
Ligji i ri për Aksesueshmërinë dhe Planin Kombëtar 2026–2030 për PAK, Sala: Angazhim për...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku...
Ndikimi i hënës së re në Peshq për secilën shenjë të horoskopit (po këto...
Hëna e re e marsit në Peshq do të shfaqet më 18 mars dhe me të vijnë përfundime, vendime dhe mbyllje të çështjeve të...
Rikthehet zinxhiri i shpëtimit, cilët janë katër banorët që i bashkohen Rogertit në televotim
Këtë të martë u rikthye zinxhiri i shpëtimit, me Mirin si lider që duhet ta fillonte.
Zinxhiri vijoi në këtë mënyrë: Miri-Edisa-Juela-Brikena-Mateo-Shëndrit-Mal-Stenaldo-Nikol-Selin-Artani
Katër të fundit, Stenaldo,...
A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Si përgjigjet Ervin Salianji
Ervin Salianji, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u pyet nëse aspiron të kandidojë për...
Heqja e masave të BE ndaj Kosovës, ministri Hoxha: Hap i vonuar, rikonfirmon përkushtimin...
Ministri Ferit Hoxha ka vlerësuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian kundrejt Kosovës. Në një postim në X, ai thotë se kjo rikonfirmon...
Auron Tare: Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja
Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin...
Hakmarrja e Tehrani/ Irani godet me raketa të avancuara Izraelin, vriten dy persona
Irani qëlloi raketa të avancuara në Izraelin qendror në orët e para të së mërkurës, duke vrarë dy persona, ndërsa kërkon të hakmerret për...
SHBA mesazh paralajmërues ambasadave të saj në gjithë botën
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar të gjitha përfaqësive diplomatike të SHBA-së në mbarë botën që të nisin “menjëherë” vlerësime emergjente të sigurisë.
Sipas...
Champions League: Reali, PSG dhe Arsenali kualifikohen pa probleme, eliminohet City
Pas kualifikimit të Sporting Lisbon, tre skuadra të tjera siguruan biletën për në çerekfinalet e UEFA Champions League: Arsenal, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid,...




















