Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e BerishësNë dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga MallteziGjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e 8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.
Home Lajme Aktualitet Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën...
Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në SHBA me Bektashin për të takuar arkitektin e Kullave
LAJMI I FUNDIT/ Përballja me Ramën? Flet Elisa Spiropali
Nga Elisa Spiropali/
Ka ditë që në emisione dhe forume flasin për mua, me një siguri që shpesh nuk vjen nga njohja, por nga nevoja...
Samiti i Diasporës / Publikohet ftesa e Kryeministrit për shqiptarët në botë: Projektojmë së...
"Një komb, një zemër, një e ardhme."
Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të...
Tabaku: Të hapet gara në PD, nuk i bën keq askujt. Kam qenë gjithmonë...
Pak ditë më parë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinj në Shkodër, bëri një deklaratë që u prit me...
Soni dhe Jonida, mike apo “rivale? Çfarë mendojnë opinionistët
Raporti mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj ka marrë vëmendjen e ndjekësve që në momentet e para që ato u...
Pse Princi i Arabisë Saudite po “gëlltit” poshtërimin që i bëri Trump?!
Fjalët e ashpra e deri diku vulgare të presidenti Donald Trump ndaj princit të kurorës saudite Mohammad bin Salman ka lënë Arabinë Saudite të...
Qeveria heq skemën e naftës për fermerët, Salla: Me Skemën e re Kombëtare kemi...
Skema Kombëtare për bujqësinë për vitin 2026 nuk do të përfshijë më furnizimin e fermerëve me naftë pa taksa, një nga format kryesore të...
RAMA nuk vonon, mbledh kryebashkiakët e vendit! Zbulohet dita dhe agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten kryetarët e bashkive, në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste, “Punët për Shqipërinë”. Takimi është...
Ndeshja Kosovë-Turqi, zbulohet formacioni i mundshëm i Dardanëve
Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë në Prishtinë. Momenti historik po afron dhe ëndrra botëror është vetëm pak orë larg. Duke filluar nga...
“Flamur Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!” – Alesia Balliu shpjegon si po e...
Alesia Balliu, e cila shpalli kandidaturën për kryetare të Partisë Demokratike, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përjashtimin...
Ironia e gazetarit për protestën e opozitës: Me këtë ritëm, do mbeten me katër...
Gazetari Ilir Demalia ka reaguar me ironi pas protestës së opozitës të zhvilluar dje para kryeministrisë, duke komentuar pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve.
Në një...




















