Pjesëmarrja në zgjedhje sipas qarqeve deri në orën 13:00! Tirana dhe Dibra kryesojnë! Vlora me nivelin më të ulët, qyteti bregdetar pret edhe Giro d’Italia
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 13:00 në të gjitha qarqet e vendit. Sipas raportimeve nga 2639 nga 5225 qendra votimi në total, pjesëmarrja kombëtare është regjistruar në 26.55%, duke shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë ishte 31.52%.Sipas qarqeve, pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Tiranë me 30.02%, e ndjekur nga Dibra me 28.93% dhe Kukësi me 27.26%. Në anën tjetër, Vlora vijon të ketë pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 19.18%. Në qytetin bregdetar po mbahet edhe gara sportive e Giro d’Italia, e cila ka ‘paralizuar’ një pjesë të qarkullimit. PS ka kërkuar shtyrjen e orarit të votimit në qarkun e Vlorës, deri në 22:00. Celibashi tha se mbi këtë kërkesë do duhet të merret një vendim, nga Komisioni Rregullator.
Lorna Hysa është këngëtare shqiptare, ka konkurruar në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani. Lorna është gjithashtu modele dhe influencer.
Prej 3...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit për trupin diplomatik.
Në rrjetet sociale, Rama publikoi një videokartolinë...
Nga Adrian Thano
Reagimet e dhunshme të opozitës, brenda apo jashtë Kuvendit i shërbejnë më shumë korrupsionit të qeverisë sesa luftës kundër tij.
Pse?
Sepse dhuna e...