Nga Ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri më përditësim mbi situatën e krijuar nga reshjet dhe daljet e lumejve nga shtrati. Çako theksoi se situata vijon të mbetet ende në emergjencë dhe gatishmëri të plotë. Referuar lumit Vjosa, Çako tha se ka një ulje të nivelit të ujit prej disa orësh, ndërsa prurjet mbeten në nivele të menaxhueshme. “Jemi në ditën e 4. Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi. Situata është në kontroll, të gjithë institucionet, strukturat janë të angazhuar sipas prefektuarave dhe bashkivee. Momentalisht jemi në Urën e Mifolit, ku theksojmë se gati 12 orësh ka filluar rënia e nivelit të Vjosës. Është larguar risku i shtuar, dhe presim që të hyjë totalisht në shtratin e vet pasi edhe nivelet në Përmet dhe Memaliaj kanë rënë ndjeshëm nga dje, ku intensiteti i prurjeve ishte deri në maksimale. Nuk kemi aktualisht probleme me banorët, por prezencë uji. Pas fazës menaxheriale të emergjencës, fillojmë me rehabilitimin. E kemi filluar në Sarandë, Lezhë dhe vende të tjera ku ka pasur nevojë.”, u shpreh ai. Ai u ndal edhe te situata e krijuar në të gjithë vendin, si në Shkodër, Lezhë dhe Devoll, ku pati dëmtime të argjinaturave dhe prezencë të ujit në toka bujqësore. Nga emergjencat, sipas tij, është ndërhyrë ku ka patur nevojë edhe për evakuime banorësh apo të gjësë së gjallë. Ai tha se në Lezhë, argjinatura e lagunës është rehabilituar plotësisht, ndërsa në Çukë të Sarandës ëshhtë ndërhyrë paraprakisht por pritet largimi i ujit, për një tjetër ndërhyrje. Çako tha gjithashtu se priten reshje më pak intensive për shkak të uljes së temperaturave, dhe më pas për të bërë një verifikim të situatës dhe dëmeve të shkaktuara.
Çako: Jemi akoma në situatë emergjence në shkallë vendi, niveli i Vjosës ka rënë! Nuk ka aktualisht probleme me banorët
John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton analizon zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e...
Kaos në seancë, Noka dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren! Peleshi: Fjalën s’e merrni...
Seanca plenare po vijon me debate. Flamur Noka bllokoi foltoren e Kuvendit. Në ndihmë i erdhën edhe deputetët e opozitës të cilët kanë rrethuar...
VIDEO/ Fillimi i përballjes së madhe në Big Brother Albania, Miri i kërkon falje...
Në shtëpinë e Big Brother Albania, zhvillimet e fundit kanë sjellë emocione të forta dhe reflektim mes banorëve.
Pas situatës së tensionuar të mbrëmjes së...
Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me...
Nisur nga interesimi i përfaqësuesve të medies për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar nga ana e Presidentit të Republikës në kontekstin e thirrjes...
Fenomeni Selin Bollati! Si po na mëson se vajzat në Shqipëri janë kaq të...
Nga Doktor Zhivago
Ka diçka të rrezikshme në mënyrën se si ne shohim një vajzë që bie në sy. Nuk e shohim si individ e...
FOTO/ Visjan Ukcenaj i del krah Mirit dhe sulmon opinionistët: Nuk u bën përshtypje...
Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” kanë shkaktuar reagime të shumta jo vetëm brenda shtëpisë,...
Brussels Morning: Përdorimi i tepëruar i masës së paraburgimit në diskutimet për anëtarësim mes...
Shqipëria është në rrugë të mirë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian me 27 shtete anëtare, me anëtarësimin e mundshëm që mund të vijë...
Trump: Macron keqtrajtohet nga gruaja e tij, ende e kujton shuplakën që i dha...
Presidenti amerikan, Donald Trump në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë ka folur lidhur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron për qëndrimin e...
“Ne jemi gati…”/ Ja si e motivoi Montela kombëtaren e Turqisë në finalen ndaj...
Vincenco Montela është kthyer në hero dhe në ditën pasuese është bërë edhe viral falë një videoje, ku shihet, së bashku me përkthyesin, duke...
Interpelanca/ Tabaku akuza qeverisë për Korporatën e Investimeve, përgjigjet Ibrahimaj
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në seancën e sotme plenare po zhvillon interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Tabaku kishte kërkuar...




















