Me vetëm dy pikë më shumë, britaniku Lando Norris i McLaren ka lënë pas Max Verstappen të Red Bull dhe për herë të parë në histori ia ka dalë të shpallet kampion në Formula 1. Gara e fundit e sezonit 2025 në cirkuitin Yas Marina të Abu Dhabit vlente titullin, me Norris, Verstappen dhe Piastrin që ishin matematikisht në lojë.

Pas 58 xhirove në pistë, gara u fitua nga Max Verstappen, por pa mundur të lërë pas Lando Norris. Ky i fundit u rendit i treti, por podiumi i mjaftoi për t’u shpallur kampion bote. Në vendin e dytë shoku i tij i ekipit, Oscar Piastri.

Renditja finale e sezonit në F1 për pilotë:

1.Lando Norris – 423 pikë

2.Max Verstappen – 421 pikë

3.Oscar Piastri – 410 pikë.