Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar së fundmi në mediat sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë shqiptare.
Librat që ndau me ndjekësit e saj janë:
“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer,
“The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Poshtë fotos, Ivanka shkroi fjalën “Kërkim!”.
Ky interes i saj për Shqipërinë vjen pas vizitës që bëri këtë verë në vendin tonë. Në muajin qershor, Ivanka publikoi një album me foto, në të cilin përfshihej edhe një ndalesë në së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët. Vizita ndodhi pak ditë para se ajo të merrte pjesë në “dasmën e shekullit” në Venecia, të Jeff Bezos-it dhe Lauren Sanchez-it.




















