Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka rikthyer vëmendjen tek një nga episodet më simbolike të fillim-demokracisë. Në një shënim të shkurtër, ai kujton se dy nga studentët socialistë që Ramiz Alia priti më 10 dhjetor 1990, do të bëheshin më vonë kryeministra të vendit.
Në kontrast të plotë, Baze nënvizon se Partia Demokratike, e cila atë ditë përfaqësohej nga Azem Hajdari, jo vetëm që nuk e bëri kurrë ministër gjatë tetë viteve të saj në pushtet, por e la jashtë çdo posti deri në momentin kur ai u vra.
“Dy socialistë që priti Ramiz Alia më 10 dhjetor 1990 si studentë, u bënë të dy kryeministra. PD kishte në krye të delegacionit Azem Hajdarin dhe për 8 vite nuk e bën asnjë ditë ministër derisa e vranë. Tani kujtojnë turpin e tyre.” – shkruan Baze.




















