Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të mërkurën, më 11 dhjetor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca plenare ku do të mbahen intervistat me kandidatët dhe do të bëhet zgjedhja e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , SPAK.
Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta. Procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.
Këshilli bën të ditur se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanët do të kenë mundësi të filmojnë vetëm pamjet hyrëse, përpara fillimit të seancës.
4 kandidatët e SPAK që do të jenë në seancën dëgjimore do të jenë:
Adnan Xholi
Doloreza Musabelliu
Elvin Gokaj
Klodian Braho




















