Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion.
Euronews Albania ka siguruar listën me emrat e të tjerëve kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:
Adela Karapici
Arben Zibri
Artan Hoxha
Eni Xheko
Enis Cerava
Erjona Bejleri
Fatmira Kola
Frosela Filo
Holta Zaçaj
Ingrid Konomi
Liljana Mamadhaj
Luljeta Minxhozi
Matilda Shehu
Merita Bejtja
Pajtjm Melani
Saimir Mucmataj
Selami Xhepa
Violeta Staka
Në total, janë 18 kandidatë. Tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka përfunduar mandati. Ky këshill ka në total 9 anëtarë me mandat 7-vjeçar, ndërsa anëtarët që u ka mbaruar mandati janë Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.




















