Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjatë seancës ai ripërsëriti kërkesën për heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave gjyqësore, kërkesë që u rrëzua nga gjykata.

Pas rrëzimit të kërkesës, Veliaj njoftoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi avokaten Valentina Teodoresku si mbrojtëse kryesore.

Veliaj kishte depozituar gjithashtu një kërkesë për të pasur akses të plotë dhe të menjëhershëm në aktet e dosjes dhe për shtyrjen e procedurës deri në garantimin e të drejtave të tij, por kjo kërkesë mbetet për shqyrtim nga gjykata. Ai argumenton se ligji parashikon të drejtën autonome të të pandehurit për të njohur dosjen personalisht, pavarësisht nga mbrojtësi.