Në Shkodër, një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me dy të lënduar. Incidenti ndodhi në afërsi të tregut të Zadrales dhe pranë shkollës së gjuhëve të huaja.
Të dëmtuarit, të dy 18-vjeçar, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.




















