Kreu në detyrë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ,SPAK, Altin Dumani, zhvilloi këtë të enjte një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, ku diskutoi hapur për punën, sfidat dhe parimet mbi të cilat ka ndërtuar karrierën e tij.
“Unë jam një prokuror si gjithë prokurorët e tjerë, të cilit iu dha mundësia në vitin 2022 të drejtoj këtë institucion. Ka qenë vërtet nder për mua ta drejtoj këtë institucion në këto 3 vite shumë intensive dhe të vrullshme. Unë kështu e kam ndërtuar karrierën time, që nga dita e parë që kam futur këmbët në sistemin e drejtësisë. Kam ushtruar detyrën gjithmonë i pavarur, kam refuzuar çdo ndërhyrje, nuk i kam dhënë mundësinë askujt të ndërhyjë në punën time. Kam respektuar bindjen time të brendshme dhe jam përpjekur t’i qëndroj besnik ligjit dhe provave.”-tha Dumani.




















