Shqipëria po përshpejton transformimin digjital të shërbimeve publike. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se vendi ka arritur një rekord të ri në fushën e revolucionit digjital, me 10 shërbime kadastrale të automatizuara tashmë përmes teknologjisë “blockchain”.
Përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të kryejnë pagesa online direkt nga karta bankare, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Rama u shpreh se në fund të vitit të ardhshëm do të kalojmë plotësisht në një kadastër dixhitale, duke rritur shpejtësinë dhe cilësinë.




















